loader
banner
Ju sugjeroj te vrojtoni pemetoret tuaja? Po ju informojmë se insekti Çimka aziatike (Halyomorpha Halys) është shfaqur në pemëtoret e mollës në Korçë, Kosovë, etj. Ky insekt me erë të keqe po monitorohet në Francë, Itali sepse dëmton shumë prodhimin dhe sjell dëm ekonomik. Kur insekti sulmon frutat shkakton nekrozë rreth pickimit. Dëmi është i lartë dhe frutat paraqiten me deformim, ndryshim i ngjyrës dhe shfaqje te zonave të tapëzuara (nekrotike) nën epidermë. Këto simptoma mund të ngatërrohen me Bitter PITT, por shpimi dhe forma konike e zonës e tapëzuar tregojne se është një sulm i insekteve.