Çimka aziatike (Halyomorpha Halys) Është një insekt (hemipter) me erë të keqe i familjes
Pentatomidae nga Azia Lindore. Është një dëmtues polifag që u zbulua për herë të parë në Evropë në rajonin e Zyrihut dhe u përhap në vende të tjera të europës. Në Francë është vëzhguar për herë të parë në vitin 2012, në Itali 2018, Shqipëri 2021 dhe në Kosovë 2022. Përbën një kërcënim serioz për bujqësinë, ai shkakton dëme në pemët frutore, perime, manaferrat, frutat e imta të kuqe dhe kulturat e arave.
Insektet e para te rritura dalin në Mars-Prill, zhvillimi është i mundur në temeperaturat nga 15 në 35°C, optimale në 30°C. Çiftëzimi dhe vendosja e vezëve nga Maji (në varësi të temperaturave) pastaj gjatë gjithë verës me një kulm në Korrik. 5 fazat larvore pasojnë njëra-tjetrën dhe janë të dukshme gjatë verës. Një femër lëshon 20-30 vezë ne 4-6 herë në sezon në pjesën e poshtme të gjetheve.
SYMPTOMA DHE DËMTIMET
Insekti i përket grupit shpues-thithës që shkakton dëmtime në organet e bimëve. Enzimat tretëse të injektuara në bimë shkaktojnë nekrozë rreth pickimit. Kur insekti sulmon frutat dëmi është i lartë dhe frutat paraqiten me deformim, ndryshim i ngjyrës dhe shfaqje te zonave të tapëzuara (nekrotike) nën epidermë (Fig.1). Këto simptoma mund të ngatërrohen me Bitter PITT. Shpimi qëndror dhe forma konike e zonës e tapëzuar dëshmojnë se është një sulm i insekteve. Në rast të infektimit të rëndë, humbjet ekonomike mund të variojnë nga 30% në pemët e mollëve deri në 80-100% në pemët e dardhës.
NJOHJA E INSEKTIT
Insekti rritur: Madhesia e insektit varion nga 12 deri në 17 mm e gjatë dhe 7 deri në 10 mm e gjerë, i ngjyrosur me disa nuanca kafe të errët dhe njolla të errëta, me antena dhe këmbë me vija. Ështe lehtë për t’a njohur, por mund të ngatërrohet me çimkat evropiane të madhësisë dhe ngjyrës së ngjashme. Në pemëtore, konfuzioni më i zakonshëm është me insektin gri të bimës, Raphigaster nebulosa. Njollat e të insekteve me erë të keqe mund të ngatërrohen lehtësisht me ato të insekteve të tjera Pentatomid.
Vezët: Të bardha në formën e një fuçie pak të rrumbullakosur.
Larva: Portokalli dhe pika-pika me të zezë dhe të kuqe, në pamje me gjemba, 2.4 mm në fazën e pare, të palëvizëshme dhe nuk ushqehen, ndryshe nga 4 fazat e ardhshme gjate rritjes, të cilat janë shumë të lëvizëshme. Në fazat 3 deri në 5 larvat kanë madhësi nga 5,5 dei 12 mm, më ngyrë të errët me antena me vija të lehta, si insekti i rritur (fig. 2).
Në Azi, ka 1 deri në 2 breza në vit. Në europë, vëzhgimet e viteve të fundit tregojnë vazhdimësinë e 2 breznive. Insektet e rritura dimërojnë duke u grumbulluar nga vjeshta në streha natyrore (lëvore drurësh, gardhe etj.) ose ndërtesa bujqësore.
MJETET E MBROJTJES
Mjetet e kontrollit kimik janë të kufizuara dhe efektiviteti i tyre mbetet i pjesshëm. Të rriturit që dalin nga larvat e dimrit dhe të fazës së hershme janë më të ndjeshmet ndaj trajtimeve, veçanërisht nga familja piretroide. Megjithatë, këto insekticide nuk rekomandohen për shkak veprimit të ulët të tyre, janë jo selektiv dhe rreziku i shfaqjes së rezistencës.
Për trajtimet e sotme rekomandohen: Decis Protect, Karate, Imidam, Affirm, Profil, etj.
GJURMËT E KËRKIMIT
Aktualisht ne Francë, Itali po vlerësohen metodat e mbrojtjes kundër çimkave në pemëtoret e mollëve dhe dardhave: me barrierat fizike, bimët kurth, lufta bilogjike me insekte dhe luftimi nga tërheqja me hormone.
