loader
banner
Dardha (Pyrus communis) Historiku; Dardha ashtu si dhe farorët e tjerë është kultivuar qysh në lashtësi nga Ilirët, grekët dhe romakët. Prejardhja e saj konsiderohet sipas Vavilovit të jetë nga tre qëndra: Azia, Kaukazi dhe Kina. Përhapja; Eshtë e përhapur kudo në botë, sidomos në vendet me klimë të freskët. Dardha zë vendin e gjashtë pas mollës. Në vendin tonë ka përhapje të madhe sidomos në zonën e ulët. Ajo zë 5% të prodhimit të frutave dhe 13% të prodhimit të mollës. Vendin e parë me dardhë e zë Qarku i Fierit me 19%, pastaj Elbasani 15%, Shkodra (10%), Diber, Korca,Tirana etj. Vlerat; Frutat kanë vlera të larta ushqyese pasi përmbajnë 8-21% sheqerna, 15-18 % lëndë të thatë, acide organike, vitamina, 1.5-4 % lëndë minerale etj. Frutat ruhen të freskëta për rreth 4 muaj në temperaturën 0oC në frigorifer të zakonshëm dhe më gjatë në frigorifer me atmosferë të kontrolluar. Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara.