loader
banner
Këshilla Prill 2022

Date

Shërbimet e periudhës në pemëtore.
  • Përfundo plehrimin kimik bazë.
  • Kryej plehrimin azotik (kur pritet prodhim i pakët) para lulëzimit dhe (në vit me prodhim normal) 15 ditë pas lulëzimit, 1/2 e sasisë dhe pjesa tjetër në lidhjen dhe rritjen e kokrrës.
  • Bëj frezim të tokës, shkriftërohet, ajroset pemëtorja, përm- bysen plehrat.
  • Kujdes, periudha më kritike e infeksionit nga KROMA dhe hiri.
  • Reshjet e shiut 10 mm dhe temperatura 8oC bëjnë të mundur shfaqjen e kromës.
  • Fillojnë trajtimet kimike parandaluese dhe PMB (produktet e mbrojtjes së bimëve) duhen alternuar dhe kombinuar.
  • Fungicidet më të përdorshme për periudhën janë: Periudha e parë; Past bordoleze, Mancozeb, Thirame, Delan, Delan Pro, Periudha e dytë; Syllit (Dodine), Scala (pyrimethanil), Chorus (cyprodinil), Gringo (pyrimethanil+Dithianon).
  • PMB e mësipërme kombinohen me PMB që luftojnë hirin; Grupi i squfurit (thiovit, cumulus, Flosul). Grupi i pirimidinës (Nimrud), amidoxinës. Grupi IBS (Topaz, Systhane, Tetraconazole).
Kujdes!
  • Shfaqen: morrat, mirimanga, grerëza e kumbullës, psilla e dardhës.
  • PMB efektive: Klartan, Decis protect, Teppeki, Acetamiprid, Calipso, acaricide.
  • Shtimi në solucionet (Klartan, Decis apo acaricide) i vajit mineral me përqendrim 0.2 %, rrit efektivitetin e veprimit ndaj dëmtuesve.