loader
banner
Dy javët e para të qershorit, rreziku i infeksionit nga KROMA vazhdon. Shfaqen larvat breznia e parë, krimbi i mollës, breshkëza e Kalifornisë, grerëza e kumbullës, miza e qershisë. Dëmtues që mund të kompromentojnë gjithë prodhimin. Insekticide efektive: Insegar, Calypso, Acetamiprid, Actara, Karate, Chlorpyrifos, Movento. Muaji qershor është koha e fillimit të Operacioneve të gjelbëra.
  • Rrallimi i frutave ne mollë ka rëndësi kryerja në kohën e  Fillon që në periudhën e rënies së petaleve dhe përfundon me madhësinë e frutit arrë.
  • Mund të kryhet, mekanikisht, me preparate kimike dhe me dorë.
  • Krasitja e gjelber/ harrja konsiston në heqjen e filizave të rinj (thithakë) që dalin në degët ose degëzimet Hiqen të panevojshmit që shpesh bëhen të dëmshëm për pemën.
  • Harrja siguron ndriçim dhe ajrosje  më   të   mirë.  Koha më e mirë për heqje: fillim rritje e filizave gjatësia 5-10 cm, para drunjëzimit të
  • Këputja e majës: tek lastarët ë fuqishëm, kryhet me dorë dhe me gërshërë, me kujdes dhe në kohën e përshtatshme.
  • Faza kur lastarët janë me 12-14 gjethe, pa përfunduar rritja, pa u formuar akoma sythi i majës.
  • Vlerëso nevojat e pemëtores për ujë. 1 dy pemëtore konsu mon 3-3.5 m3 ujë/ditë. Çdo 7-10 ditë duhen siguruar 30-35 m3ujë/dy. Plotëso nevojat ushqimore me ujitje. Fillon plehrimi gjethor me Pemëtore e re, plehrim në tokë DAP 50 gr/rrënjë (15 Qershor).