loader
banner
Kultivimi i mollës

Date

Shqipëria në vitin 2020 ka rritur prodhimin e mollës me 90 % ose nga 54 mijë ton krahasuar me 2010. Me zhvillimin e këtij sektori prodhimi i vendit ka zëvendësuar importin dhe në vitin 2015 ka tejkaluar konsumin e brendëshëm. Në vitin 2018 prodhim ka arritur prodhimin maksimal 108,375 ton (në fakt prodhimi real ka qenë 140 mijë ton). Megjithatë ne prodhojmë rreth 10-12% të prodhimit të rajonit, pra larg kapaciteteve dhe kushteve klimatike të favorshme që ka vendi ynë. Molla është një sektor i rëndësishëm ekonomik sepse gjeneron, punësim dhe të ardhura të larta. Në një sipërfaqe prej 4,814 ha (23% e sipërfaqes së PF) prodhimi i mollës zë rreth 38% të prodhimit të frutave në vend (instat 2020). Zonat kryesore të kultivimit dhe prodhimit të mollës janë Korça me 88% të sipërfaqes dhe 90% të prodhimit, Dibra me 7%, ndërsa 8 qarqet e tjera kultivojnë rreth 5% të sipërfaqes dhe rreth 3% të prodhimit të saj