loader
banner
Një lajm i mirë për prodhuesit dhe tregtarët e Mollës! ADAD Malore prej 5 vitesh ka iniciuar dhe negociuar me Ministrine e Bujqësise dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) për hapjen e tregut të mollës me Egjiptin.  Ministrja e Bujqësisë Znj. Frida Krifca në takimin që zhvilloj me prodhues/grumbullues dhe tregtar të mollës me 8 Shkurt në fshatin Bitincke të Devollit (Bilisht) u deklaroj se është miratuar Draft Marrëveshja nga MBZHR për hapjen e tregut teëmolles me Egjiptin, të cilën e ka percjellë në Ministrinë e Financave. Në takim moren pjesë 25 veta nga MBZHR, AREB dhe QTTB Korçë, 16 prej tyre ishin anëtar të Adad Malore dhe të rrjetit MIS. Në takim janë diskutuar probleme dhe çeshtje të zhvillimit të sektorit të pemëtarisë dhe veçanërisht për tregun e mollës. Ato mirëpriten lajmin në lidhje me hapat që janë ndërmarrë për marrëveshjen për tregun e mollës me Egjiptit. Theksojmë se roli i Adad Malore është përforcuar për ofrimin e shërbimeve dhe përfaqësimin e prodhuesve, kjo është dhe si rezultat i mbështetjes nga Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ me programet SARED dhe SRD në ZV vlerës së frutave&Arroreve. Projekti aktual për sherbimin MIS (Marketing Information System) ka përforcuar akoma me shumë rolin tonë në sektorin e tregut të frutave. Falenderojmë Qeverinë Gjermane dhe stafin e GIZ në Tiranë për mbështetjen e prodhuesve dhe organizatën ADAD Malore.