Duke analizuar të dhënat e çmimeve për pesë varietete të mollës me origjinë vendi të tremujorit të parë 2022 sipas grafikut rezulton:
- Grafiku tregon trendin rënës të çmimit të mollës. Çmimi mesatar i pakicës dhe shumicës i mollës kanë pësuar rënie përkatësisht me 4.4% dhe 1.2%
- Rënie më të madhe të çmimit mesatar të pakicës dhe shumicës ka pësuar varieteti Fuji me -9.3% dhe -7.4%. Kjo mund të shpjegohet me rënie të kërkesës së konsumatorit, çmimit më të lartë se varietetet e tjera dhe sasive më të mëdha në treg krahasuar me vitin e kaluar. Gjithësesi ka diferencë të madhe në çmim nga 33-46 lekë/kg krahasuar me Golden Delicious dhe Starking.
- Rënie më të vogël çmimit mesatar të pakicës ka pësuar Granny Smith me 2.3 %, por ka patur rritje të çmimit mesatar të shumicës me 1.6%. Kjo për shkak të sasive të vogla në treg dhe kërkesës së konsumatorit tradicional, siç quhet dhe si mollë diabetike.
- Trend rënës të çmimit kanë pësuar Gold Delicious dhe Straking përkatësisht me -8.8%/6.1% dhe
- -5.4%/0.6%
- Rritje me 4.3 % të çmimit ka pësuar Renetë Kanada, kjo për shkak të sasive të vogla në treg dhe kërkesës së konsumatorit tradicional.
- I njëjti trend ka ndodhur krahasuar me periudhat mujore dhe vjetore te 2022, por me luhatje të vogla të vlerave, krahasuar me analizimin si tremujor.
- Çmimet pësojnë luhatje në periudhë kohore dhe ndryshime ndërmjet varieteteve dhe tregjeve.