loader

Sipas vëzhgimeve në pemëtore rezulton se temperaturat e ulta të datave 13-17 Shkurt (dt. 15 Shkurt arriti në -15 oC) dhe të Prillit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme të prodhimit të qershisë, kumbullës, dardhës dhe pjesërisht të mollës, etj. Molla ka dëmtime të pjesëshme, kjo sipas varieteteve dhe mikrozonave klimatike, ku me e dëmtuar rezulton […]

Nga temperaturat e ulta të Shkurtit dhe të Prillit u dëmtua prodhimi i qershisë së ketij viti, ndëkohë periudha e pjekjes dhe daljes në treg u vonua me 10-12 ditë. Demtime pati në te gjitha rajonet kryesore të prodhimit të qershisë si në Berat, Elbasan, Dibër, Korçë, etj. Me shumë dëme pati prodhimi i hershëm […]

Sot në tregun e pakicës, çmim rekord i qershisë 1200 lekë/kg. Ndërkohë në tregjet e Italisë çmimi qershisë luhatet nga 5.5-8 €/kg, në Francë luhatet nga 8-10 €/kg. Siç kemi informuar më parë prodhimi i qershisë së hershëme është i mangut, jo vetëm për tregun, por dhe për të ardhurat e prodhuesve.

Prodhimi i parë i vendit ka dalë ne treg me 8 Shkurt dhe me çmim pakicë 300-400 lekë/kg. Në vazhdim me rritjen e prodhimit çmimi ka pasur trend ne ulje dhe aktualisht çmimi i pakicës është 150-200 lek/kg ose kemi një përgjysmim të çmimi nga data e fillimit të daljes ne treg.

Shija e qershisë së Dibrës. Dibra është rajoni kryesor i vendit për prodhimin e qershisë. Qershia e Dibrës shitet kryesisht në tregun e Tiranës, por vitet e fundit shitet dhe në tregun e Kosovës

Sipas anketave të Shoqatës së mollës dhe dardhës në vendet Bashkimit Europian vlerësohet se stoku i mollës ose rezervat e mollëve në vendet e BE-së, në datën 1.07.2021 ishin 456,201 ton. Kujtojmë që rezervat në 1.06.2021 u vlerësuan në 788.143 ton. Kjo do të thotë se stoku i mollës u ul me 331,942 ton, ose […]

Prognosfruit 2021 publikon parashikimin vjetor të prodhimit të mollës dhe dardhës, duke treguar një rritje prej 10% në prodhimin e mollës dhe një rënie prej 28% për dardhën. Sipas Shoqata Botërore e Mollës dhe Dardhës prodhimi i mollëve në BE për 21 vendet më të mëdha të prodhimit të mollës vlerësohet se për sezonin 2021/2022 […]

Varieteti i hershem Gala ka dal në treg me çmim të pakicës 100 lek/kg. Gala është varietet i rëndësishëm në tregjet e europës dhe botës dhe quhet dhe varieteti i tregut. Megjithëse si varietet është futur në vendin tonë që prej vitit 2001 dhe 2004 në Dibër dhe Korçë pak është përhapur dhe pak njihet […]

Vëllimi i eksportit të mollëve nga Polonia arriti në 499.6 mijë ton në gjysmën e parë të 2021. Kjo nënkupton një rritje të eksporteve nga viti në vit. Lista e blerësve të mollëve polake në gjysmën e parë të 2021 përfshin 61 vende. Shqiperia ben pjese ne kete liste dhe ka blere ose ka importuar […]

Prodhimi i pritshëm i mollës për këtë vit parashikohet në rajonin e Korës 85-90 mijë ton, ndërsa në shkallë vendi rreth 105-110 mijë ton. Prodhimi i këtij viti vlerësohet të jetë 10-15% më i ulët ndaj vitit 2020, kjo për shkak të dëmtimit të lehtë nga ngrica dhe breshëri në disa zona të Korcës. Megjithëse […]

Prodhimi i kumbullës këtë vit ka qenë rreth 50-60% më i ulët se vitin 2020. Pikërisht kumbulla këtë vit ka arrit çmimin me të lartë në tregun e pakicës me 70-80 lekë/kg, ndaj 50 lekë/kg që ka qenë në 2020, kjo për shkak të prodhimit të pakët në vend dhe europë, që u shkaktua nga […]

Një lajm i mirë për prodhuesit dhe tregtarët e Mollës! ADAD Malore prej 5 vitesh ka iniciuar dhe negociuar me Ministrine e Bujqësise dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) për hapjen e tregut të mollës me Egjiptin.  Ministrja e Bujqësisë Znj. Frida Krifca në takimin që zhvilloj me prodhues/grumbullues dhe tregtar të mollës me 8 Shkurt në […]

Fruit Logistica: Nga data 5-7 Prill ne Berlin te Gjermanise zhvillohet panairi Fruit Logistica 2022. Eshte panair i perviteshem, ka pjesemarrje te gjere nga vendet e Europes, Azise, Afrikes, Amerikes, etj. Eshte nje mundesi e mire per te prezantuar produktet bujqesore shqiptare dhe per te kontaktuar kompani per eksportin e fruta perimeve. Per me shume […]

Rimini Italy: Nga data 4-6 Maj ne Rimini Itali eshte panairi Macfrut. Eshte panair i perviteshem, ka pjesemarrje te gjere nga vendet e Europes, Mesdheut, Afrikes, etj. Eshte nje mundesi e mire per te prezantuar produktet bujqesore shqiptare dhe per te kontaktuar kompani per eksportin e fruta perimeve. Per me shume informacion shih: https://www.macfrut.com/en/

Panairi Macfrut Rimini Itali 4-6 Maj 2022. Në kuadër të Projektit MIS, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane nëpërmjet GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po prezantojmë produktet e prodhuesve tanë të fruta perimeve; për të mundësuar tregje të reja, për tu njohur me teknologji të reja për prodhimin dhe pasvjeljen e […]

Luleshtrydhja po i lë vendin qershisë. Si çdo fillim sezoni çmimi është i lartë për çdo frut. Në tregun e pakicës të Tiranës çmimi i shitjes së qershisë luhatet nga 1000 deri 800 lekë/kg.

Kujdes! Në tregjet e Tiranës arra e importit shitet për arrë te Korcës. Ky është një abuzim i tregtarve duke përdorur “markat popullore” tashmë të njohura; si arra e Korcës, fasulja apo kumbulla e thatë e Dibrës, etj. Ju informojmë se në treg nuk ka arrë Korcë, sepse ajo mund të gjendet në treg në […]

UBT; ADAD Malore merr pjesë në “PANAIRIN E VII TË KARRIERËS” i organizuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Stenda jonë u vizitua nga Rektori Z. Fatbardh Sallaku si dhe shumë studentë, pedagogë, sipërmarrës, etj.. Ky panair mundëson shkëmbime dhe bashkëpunime për të ardhmen.

Ju sugjeroj te vrojtoni pemetoret tuaja? Po ju informojmë se insekti Çimka aziatike (Halyomorpha Halys) është shfaqur në pemëtoret e mollës në Korçë, Kosovë, etj. Ky insekt me erë të keqe po monitorohet në Francë, Itali sepse dëmton shumë prodhimin dhe sjell dëm ekonomik. Kur insekti sulmon frutat shkakton nekrozë rreth pickimit. Dëmi është i lartë […]

Sipas Prognosfruit 2022 parashikimi i molles për 21 vendet te BE për sezonin 2022  prodhimi i mollëve do të jetë 11.735.000 Ton. Në përgjithësi, prodhimi i mollës i këtij viti vlerësohet të jetë 10% më i lartë se viti 2021, por 1% nga mesatarja 3 vjeçare 2019-2021. Prandaj përceptohet një sezon me një pikëpamje të […]