Mbi demtuesin e molles Sesia Molles (Synanthedon myopaeformis, rendi Lepidoptera, Fam. Sessidae)
Nga ana jone (Sesia e molles) eshte njohur dhe vleresuar si demtues tek molla qysh ne vitin 2015 ne gjithe pemetoret e rajonit te Korçes, kryesisht ne pemetoret intensive dhe me nenshartesa te grupit M9.
Prej atij viti ky demtues eshte vleresuar, monitoruar dhe hartuar program per kontrollin dhe luftimin e tij. Disa konsiderata dhe perfundime qe kemi nxjere ne per kete demtues.
Perhapja dhe demi: Eshte i perhapur ne gjithe zonen e Korces ku kultivohet molla veçanerisht ne pemetoret intesive ne fushe dhe me nenshartesa te buta te grupit M9. Demton pjesen e drurit nen lekure kryesisht mbi piken e shartimit dhe nqse nuk vleresohet mund te çoje deri ne tharje te fidanit.
Insekt i ritur ngjason me nje mize-grerze shkon deri ne 20 mm,me ngjyre te eret ne blu diku ne segmentin e trete te katert ka nje shirit te kuq. Vezet ne ngjyre caji deri ne 1 mm. Larva e bardhe ne te verdhe viti i pare deri ne ngjyre mishi ne vitin e dyte deri ne 20 mm. Krizalida ne kafe me disa qime.
Biologjia: Dimeron si larve dy here (2 dimra) nen lekure (kryesisht ne piken e shartimit), stadi larvar zgjat shume rrjedhimisht dhe demi eshte i konsiderushem. Ne pranvere vemjet zgjohen dhe jane shume grykse dhe pas nje kohe ushqimi agresiv krizalidohen dhe kjo periudhe zgjat rreth 30 dite. Isekt i ritur shfaqet ne fund Maji dhe vazhdon te flutoroje deri ne fillim Gushti me pikun e fluturimit ne muajin Korrik. Vezet i vendos ne levoret e demtuara apo lekuren e çare (nga demtimet mekanike gjate frezimit, te plasaritura nga ngricat etj, veç e veç rreth 230 veze. Larva çelin gjate gjithe veres dhe fillojne demtimin e drurut nen levore. Pjesa e infektuar vihet re nga ndryshimi i ngjyres se lekures kafe ne te zeze dhe nga prania e nje lengu te ekstrementeve te larves.
Per te kontrolluar sesien e molles rekomandojme: Monitorim pastrim te pikes se shartimit nga pjeset e demtuar te lekures, lyerja me vaj dhe baker. Kujdes nga demtimet mekanike gjate frezimit, mbrojtje nga ngicat (lyerja me gelqere, mbaje paster nga plehrat organike, ekspozimi sa me i paket ndaj lageshtis dhe diellit etj). Trajtime kimike 2-3 here nuk jane specifike (eshte avantazh, perkojne me trajtimet kimike kunder krimbit te molles) duhet treguar kujdes qe solucioni te mbuloje dhe pjesen e trungut deri tek pika e shartimit. Kur ka mundesi ne vjeshte mund te behet nje trajtim i lokalizuar ne pika e shartimit me insekte biologjike (nematoda dhe bakterie) qe parazitojne mbi larvat e sesias.