loader

Sipas vëzhgimeve në pemëtore rezulton se temperaturat e ulta të datave 13-17 Shkurt (dt. 15 Shkurt arriti në -15 oC) dhe të Prillit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme të prodhimit të qershisë, kumbullës, dardhës dhe pjesërisht të mollës, etj. Molla ka dëmtime të pjesëshme, kjo sipas varieteteve dhe mikrozonave klimatike, ku me e dëmtuar rezulton […]

Nga temperaturat e ulta të Shkurtit dhe të Prillit u dëmtua prodhimi i qershisë së ketij viti, ndëkohë periudha e pjekjes dhe daljes në treg u vonua me 10-12 ditë. Demtime pati në te gjitha rajonet kryesore të prodhimit të qershisë si në Berat, Elbasan, Dibër, Korçë, etj. Me shumë dëme pati prodhimi i hershëm […]

Sot në tregun e pakicës, çmim rekord i qershisë 1200 lekë/kg. Ndërkohë në tregjet e Italisë çmimi qershisë luhatet nga 5.5-8 €/kg, në Francë luhatet nga 8-10 €/kg. Siç kemi informuar më parë prodhimi i qershisë së hershëme është i mangut, jo vetëm për tregun, por dhe për të ardhurat e prodhuesve. Kthehu pas

Prodhimi i parë i vendit ka dalë ne treg me 8 Shkurt dhe me çmim pakicë 300-400 lekë/kg. Në vazhdim me rritjen e prodhimit çmimi ka pasur trend ne ulje dhe aktualisht çmimi i pakicës është 150-200 lek/kg ose kemi një përgjysmim të çmimi nga data e fillimit të daljes ne treg. Kthehu pas

Këtë vit prodhimi i parë i varietetit Burlat ka dalë në treg me datë 10 Maj me çmim pakice nga 800 -1200 lekë/kg, nga 500 lekë/kg qe ishte vitin e kaluar. Gjatë periudhës një javore ka pasur trend ulje të çmimit të pakicës që luhatet nga 600-800 leke/kg. Çmimet e pakicës të varietetit Burlat në […]

Në harkun kohor 3 javor që nga dalja në treg e qershisë së vendit, çmimi i shumicës në tregun agroushqimor Tirana ka pësuar rënie nga 600 lekë/kg në 130 lekë/kg. Ky ndryshim i madh vjen për shkak të prodhimit të pakët të qershisë së hershme dhe prodhimit të madh të qershisë me pjekje të mesme, […]