loader

Marketing Information System (MIS)

Projekti MIS është mbështetur nga Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) dhe zbatohet nga ADAD Malore.

Misfruit është platforma informacionit të tregut të frutave në çdo kohë! 

Misfruit pasqyron në çdo kohë çmimet që raportohen nga agjentët e ADAD Malore nga tregjet e Tiranës, Lushnjes dhe Korçës, si dhe të disa tregjeve europiane. Përveç çmimeve në tregje, në bazën tonë të të dhënave, janë regjistruar informacione mbi prodhuesit e frutave, sipërfaqja, prodhimi, të dhëna mbi tregëtarët, frigoriferët dhe shumë tjetër.

Misfruit.al është një platformë informacioni dhe analitike për rritjen e biznesit të frutave 

Platforma misfruit do të shpërndajë në kohë informacionin e tregut për rrjetin e ZV së Frutave, nga prodhuesit deri tek vendimarrësit, duke ndikuar në rritjen e shitjeve të produkteve. Kjo do t’i lejojë vendimarrësit të përdorin informacionin përballë realiteteve të sigurisë ushqimore, transparencës së tregut dhe përfitimit të ndërsjelltë.

Me të dhënat që ofron sistemi i mundëson si tregtarit ashtu dhe fermerit të gjejnë ofertën më të mirë.
Informacioni për çmimet për frutat në tre tregjet e vendit përfshin analiza dhe parashikime të çmimeve të tregut, lajmet e sektorit të frutave, informacion nga tregjet e huaja, histori suksesi, informacion për prodhuesit, tregrarët për forume tregtare, panaire, etj. 

Gjithashtu platforma mundëson shërbime të tjera si asistencë teknike në fermë, shërbime të prognozë sinjalizimit, informacion për inpute bujqësore, promovime, mundësi bisnesi, studime të tregut, etj.

Misfruit është i dobishëm

Për prodhuesit e frutave, fermerët e vegjël dhe të mesëm, per eksportuesit, importuesit, per rrjetin e shitjes me pakicë, furnizuesit të fidanëve, farërave, inputeve, teknologjisë dhe pajisjeve, si dhe për institucionet publike, organizatat joqeveritare, konsumatorin, etj.

Të gjithë të dhënat, imazhet, grafikët dhe informacionet në këtë faqe administrohen nga ADAD Malore dhe nuk mund të merren, përdoren dhe të transferohen pa miratimin dhe pëlqimin paraprak të ADAD Malore.

ADAD Malore është një shoqatë profesionale bujqësore, e krijuar në 1996 me aktivitet në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Vepron kryesisht në zonat malore të Shqipërisë. Misioni i ADAD Malore është mbështetja e aktiviteteve të prodhuesve për të përmirësuar nivelin social-ekonomik. ADAD Malore ka mbi 1000 anëtarë dhe staf teknik të specializuar. Është e fokusuar në ngritjen e kapaciteteve të prodhuesve, të aktorve të zinxhirit të vlerës së frutave, lobimin dhe konsultimin me qeverinë. 

Tani jemi organizatë e fortë prodhuesish e fokusuar në frutikulturë.

  1. Inovacioni në teknologji: në prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e frutave
  2. Asistencë për prodhuesit për të marrë prodhim cilësor dhe të certifikuar me Global G.A.P.
  3. Promovimi i produkteve dhe lehtësimi për shitjen e prodhimit në tregun vendas dhe të huaj.

 

ADAD Malore përfaqëson prodhuesit dhe biznese bujqësore dhe ofron:

  • Shumëllojshmëri frutash dhe varietetesh
  • Prodhim cilësor sipas standardeve të tregut
  • Prodhim i freskët dhe i përpunuar.

 

Kontakt: mis.fruial@gmail.com, info@adadmalore.alwww.adadmalore.al , fb.adadamalore