loader
banner

Sipas vëzhgimeve në pemëtore rezulton se temperaturat e ulta të datave 13-17 Shkurt (dt. 15 Shkurt arriti në -15 oC) dhe të Prillit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme të prodhimit të qershisë, kumbullës, dardhës dhe pjesërisht të mollës, etj.

Molla ka dëmtime të pjesëshme, kjo sipas varieteteve dhe mikrozonave klimatike, ku me e dëmtuar rezulton zona e Devollit. Kur mendohej se pas një dimri me borë do të kishim prodhim të mbarë, rezulton se ka dëme të lehta të prodhimit, kryesisht për varietetet Starking dhe Granny Smith.