loader
banner
Prodhimi i pritshëm i mollës për këtë vit parashikohet në rajonin e Korës 85-90 mijë ton, ndërsa në shkallë vendi rreth 105-110 mijë ton. Prodhimi i këtij viti vlerësohet të jetë 10-15% më i ulët ndaj vitit 2020, kjo për shkak të dëmtimit të lehtë nga ngrica dhe breshëri në disa zona të Korcës. Megjithëse kemi renie të prodhimit nga viti kaluar, kemi  prodhim të bollshëm për tregun e vendit dhe pse jo dhe për eksport. Në përgjithësi, cilësia e mollëve është e mirë dhe vlerësojmë situate optimiste të trgut për këtë këtë sezon. Vjelja e mollës ka filluar me Galen dhe çmim shumë të mirë 50 lekë/kg në fermë.