Nga temperaturat e ulta të Shkurtit dhe të Prillit u dëmtua prodhimi i qershisë së ketij viti, ndëkohë periudha e pjekjes dhe daljes në treg u vonua me 10-12 ditë. Demtime pati në te gjitha rajonet kryesore të prodhimit të qershisë si në Berat, Elbasan, Dibër, Korçë, etj. Me shumë dëme pati prodhimi i hershëm ose varietetet e hershme që arrin deri në 40%, ndërsa prodhimi i varieteteve me pjekje të mesme dhe i vonë pësoj dëmtime që arrin afërsisht nga 10-15%.