loader
banner

Sot në tregun e pakicës, çmim rekord i qershisë 1200 lekë/kg. Ndërkohë në tregjet e Italisë çmimi qershisë luhatet nga 5.5-8 €/kg, në Francë luhatet nga 8-10 €/kg. Siç kemi informuar më parë prodhimi i qershisë së hershëme është i mangut, jo vetëm për tregun, por dhe për të ardhurat e prodhuesve.

Nga temperaturat e ulta të Shkurtit dhe të Prillit u dëmtua prodhimi i qershisë së ketij viti, ndëkohë periudha e pjekjes dhe daljes në treg u vonua me 10-12 ditë. Demtime pati në te gjitha rajonet kryesore të prodhimit të qershisë si në Berat, Elbasan, Dibër, Korçë, etj. Me shumë dëme pati prodhimi i hershëm […]

Sipas vëzhgimeve në pemëtore rezulton se temperaturat e ulta të datave 13-17 Shkurt (dt. 15 Shkurt arriti në -15 oC) dhe të Prillit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme të prodhimit të qershisë, kumbullës, dardhës dhe pjesërisht të mollës, etj. Molla ka dëmtime të pjesëshme, kjo sipas varieteteve dhe mikrozonave klimatike, ku me e dëmtuar rezulton […]